Pilulat e abortit në farmaci pa rekomandim nga mjeku
09/03/2017 - 16:28 Nga: Florinda Merko

Mjekët gjinekologë shprehin shqetësimin se një numër i konsiderueshm i grave shtatëzëna e ndërpresin atë përmes medikamenteve jashtë peridhave të planfikuara për abort. Për shkak të këtyre vendimarrjeve personale dhe pakujdesisë, gratë rrezikojnë jetën ndërsa mjekët shtojnë se nuk janë të pakta rastet kur ato përfundojnë në kirugji. Nga ana tjetër, pemes një vazhgimi të bërë nga ora neës, farmacitë tregëtojnë lirshëm pilula aborti.

Në një kohë kur shteti fqinj Kroacia është përfshirë në një debat nëse duhet lejuar apo jo aborti, në Shqipëri ky është një process që kryhet normalisht e shpesh edhe duke rrezikuar jetën e nënës.

Ora Neës u interesua pranë një farmacie në afërsi të maternitetit ku pilulat për abort mund të blihen fare lehtësisht e pa rekomandimin e mjekut.

Farmacistja: Po deri në javën e 9 po të duash mund ta heqësh me kokrra?

Gazetarja: Po më duhet ndonjë referenca nga mjeku apo mund ta mar edhe kështu?

Farmacistja: Zakonisht të jep mjeku recetë po edhe kështu e merr s’ka gje.

Mjeku opbstetër-gjinekolog Erlin Kurti sqaron se në Shqipëri aborti është i lejueshëm vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut dhe në formën medikale mund të kryhet vetëm deri në javën e 6 të shtatzanisë në të kundërt aborti bëhet në maternitet.

Erlin Kurti: Aborti kirurgjikal lejohet deri në 12 javë. Aborti medikal ka një kufizim tjetër që shkon deri  në 6-7 javë. Kjo realizohet me mbnikqyrjen e mjekut. Duhet të realizohet një ekografi për të përcaktuar vendndodhjen e embrionit, moshën e barës dhe pastaj vendoset për praktikën e përdorimit të pilulave.

Mjeku pohon se nuk janë të pakta rastet e referuara në maternitet kur për shkak të një aborti medical të pakujdesshëm gratë shtatzëna kanë përfunduar në kirurgji.

Erlin Kurti: Kemi rastin kur pacientët i drejtohen farmacive dhe duke mos ditur moshën e barës shoqërohen me emoragji dhe mund të ndodhë që vijnë në urgjencë kërkojnë ndihmë.

Sipas statistikave zyrtare për 1000 lindje janë të regjistruara 156 aborte ndërsa mendohet se numri i aborteve te padeklaruara është edhe me i lartë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close