Korçë - Përurohet shtëpia mbështetëse për pacientët me probleme mendore
07/04/2017 - 21:53 Nga: Manjola Hasa

Në Korçë është inaguruar shtëpia mbështetëse për personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Në ditën botërore të shëndeti mendor, autoritet e shëndetësisë raportojnë se ky grup sëmundjesh është i treti për nga pesha që zë në barrën e sëmundshmërisë, pas sëmundjeve kardovaskulare dhe atyre tumorale.

Në qytetin e Korçës është ndërtuar një shtëpi mbështetëse për personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Autoritetet e shëndëtësisë mendojnë se ky investim do të sjellë një trajtim dinjitoz për të prekurit nga problemet e shëndetit mendor. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri ky grup sëmundjesh është i treti për nga pesha që zë në barrën e sëmundshmërisë, pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre tumorale.

Manastirliu: Duke ditur se për nga bara e sëmuendshmërisë shëndeti mendor është i treti pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumorale shprehim angazhimin tonë për të mbështetur të gjithë gamën e sëmundjeve lidhur me shëndetin mendor.

Edhe për zv/kryeministrin Niko Peleshin ky investin ka synim riaftësimin dhe rikthimin në jetën normale të personave me probleme të shëndetit mendor.

Peleshi: Një punë intensive me përfituesit apo me pacientetet që kanë probleme me shëndetin mendor që ti rikthejmë në jetën normale.

Ky objekt është financuar nga buxheti i shtetit me vlerë 42.8 milion lekë. Në këtë shtëpi mbështetëse shërbimi akomodohen 12 banorë me probleme të shëndetit mendor, të cilët transferohen nga Spitalet Psikiatrik. Kujdesi i ofruar është multidisiplinar, me mjekë psikiatër, psikolog, punonjës social, inferimer, me qëllim përkujdesen dhe rehabilitimin e këtyre personave me probleme të shëndetit mendore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close