Pamjet tronditëse, babai 47-vjeçar që tremb fëmijët
16/02/2017 - 15:42

Në Bangladesh, një baba vuan nga një sëmundje gjenetike dhe ka qindra tumore që ia mbulojnë të gjithë trupin.

Shadot Hossain vuan nga sëmundja neurofibromatosis, e cila shkakton flluska të ngurta në trup. Burri nga Shajadpuri po bën një trajtim që të heqë një pjesë të tumoreve në sy, që të mos humbasë shikimin.

Përveç vështirësive në veshje, 47-vjeçari vuan që të ushqejë dhe veten e tij. Paraqitja e tij ekstreme bën që edhe djali i tij 12-vjeçar, Abdudall të ketë frikë që ti dalë përpara.

“Unë nuk mund të dal jashtë sepse fëmijët ë mi kanë frikë nga unë. Ata më quajnë ‘monstër.’ Unë nuk kam qenë gjithmonë në këtë gjendje. Kam qenë i pashëm kur kam qenë i ri. Tani Abdullah nuk më flet. E kuptoj pse ndihet kështu. Nuk mund të bëj asgjë për të dhe familjen time,” – ka thënë babai i tre fëmijëve për Dailymail.

Doktori që po e trajton rastin ka thënë se nuk ka parë asnjëherë një pacient me tumore kaq ekstreme. Bashkia po e ndihmon Shadot që të ketë të ardhurat financiare për të operuar tumoret afër syve, që ai të mos e humbë shikimin. Javën e ardhshme, ai do të shtrohet në Institutin kombëtar të neuro-shkencës dhe spitalin e Dakës për të marrë një diagnozë të plotë e trajtim specifik.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Vetting for two weeks, Xhafaj: Candidates to complete the documents

Close