Numërohen 250 fëmijë me defekte të lindura në zemër
15/02/2017 - 16:22 Nga: Manjola Hasa

Shtatë deri në 8 fëmijë në çdo një mijë lindje, diganostikohen me defekte të lindura në zemër. Në total numri i të prekurve nga këto probeleme në vendin tonë është 250 raste të reja në një vit.

 Numila Kuneshka: “Janë defekte të cilat kur prezantohen të mëdha kanë nevojë për ndërhyrjen kirurgjikale brenda mujave të parë të jetës. Ne kemi operuar fëmijë dhe 3 muajsh”

  Shefja e shërbimit të pediatrisë së përgjithshme në QSUT Numila Kuneshka u kërkon prindërve të tregohen të vëmëndshëm ndaj foshnjes së tyre për të vlerësuar cdo shenjë dhe gjatë shtatzënisë echo në mënyrë perioidike.

  Numila Kuneshka: Të vlerësohen mirë të gjitha shenjat. Çdo zhurmë në zemër. Një fëmijë që nuk shton në peshë, djersë të shtuara, ka vështirësi frymëmarrjeje”

 Eko morfologjike që bëhet në javën e 22 të shtatzënisë diagnostikon një pjesë të problemeve por edhe në këtë rast ekzaminimet duhet të kryen nga profesionistë.

  Numila Kuneshka:“Mjekët pediatër duhet të vlerësojnë mirë cdo shenjë për të kapur sa më shpejt të jetë e mundur një defekt në zemër”

QSUT ka kryer një sërë ndërhyjesh të sukseshme në trajtimin e defekteve të lindura të zemrës, ndërsa rastet më të komplikuara dërgohen për trajtim jashtë vendit.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Xhaçka pret homologun kosovar: Mbështetje për integrimin në NATO

Close