Nuk është shtatzënë, nga kjo rrezikonte vdekjen!
21/03/2017 - 17:00

Një vajzë 24 vjeçare ka dalë nga një operacion tejet i vështirë, pasi në barkun e saj ishte krijuar një cist aq e madhe, sa ia kalonte edhe shtatzënive.

Plot 33 kg masë ishte krijuar një barkun e vajzës, duke i kufizuar asaj frymëmarrjen dhe marrjen e ushqimit.

Imazhet e tregojnë qartë rastin, ndërsa rrezikohej edhe nga një sulm në zemër për shkak të vështirësive të qarkullimit të gjakut.

Vajza pa emër, është operuar në një spital të Meksikës dhe doktori i spitalit Erik Hanson Viana tha se nuk kishte pasur asnjëherë një rast të tillë me masë kaq të madhe.

“Ky është cisti më i madh që kam parë ndonjëherë. Ishte aq i madh se kishte zënë 95 të barkut të pacientit”, tha ai.

Doktori tha se diametri i cistit ishte rreth gjysmë metër, ndërsa perimetri 157 cm. Pas kësaj, vajza ka nisur një jetë të re.

Doktori tha se pacienti është shëruar plotësisht dhe se tani bën një jetë normale.

 

 

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close