Flasin mjekët - Një në dhjetë persona të prekur nga sëmundjet e veshkave
23/03/2017 - 19:03 Nga: Manjola Hasa

Një në 10 persona në vendin tonë preket nga sëmundjet e veshkave. Kjo statistikë e frikshme rezulton nga studimet e reja kryer në Shqipëri ku bluzat e bardha i shohin sëmundjet kronike të përhapura në dimensionin e epidemisë gripale. Ata rekomandojnë qytetarëve të bëjnë kujdes me mënyrën e ushqyerjes dhe jetën sedentare ndërsa apelojnë kryejen e  kontrolleve periodike tek mjekët specialistë.

 Lini automjetet tuaja në shtëpi dhe ecni sa më gjatë. Aktiviteti fikzik por edhe ushqyerja e shëndetshme pa yndyrna dhe ushqime të shpejta janë dy nga faktorët kryesor, sipas mjekëve, që mund t’ju shpëtojnë nga sëmundjet kronike. Profesor Dr Myftar Barbullushi i referohet studimeve të reja në vendin tonë kur thotë se 1 në 10 persona është i prekur nga sëmundjet e veshkave.

Barbullushi: Çdo 10 vetë 1 pacient vuan nga veshka. Vetëm 10 vitet e fundit ka një rritje të dëmtimit të funksionit të veshkave deri në 82%.

Shefi i shërbimit të nefrologjisë dhe hemodializës Barbullushi rendit edhe një sërë sëmundjesh të tjera kronike me përhapje të vrullshme në popullatë si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Barbullushi: Sot sëmundjet e zemrës, diabeti, tensioni i lartë, sëmundjet e veshkës, obezitetit kanë marrë dimensionet e një epidemie.

Duket se shkenca nuk ka arritur të jap përgjigje përse është kjo përhapje e lartë e sëmundëshmërisë, por mjeket këmbëngulin në ndërgjegjësimin e popullatës në parandalimin e tyre pëmes konsultave në mënyrë periodike.

Barbullushi: Në këtë kuadër kur është vështirë, përtej premtimeve që bën shkenca që do ndikojë në gene apo në mjekimin e asaj apo kësaj sëmundje sot mesazhin jonë është parandalimi i këtyre sëmundjeve. Këto sëmundje parandalohen lehetë.

Ridimensionimi i rolit të mjekut të familjes padyshim kërkon punë dhe trajnime për të rritur besimin e popullatës por qytetarët nuk duhet të harrojnë se është personi i pare që ka informacion mbi sëmundëshmërinë tuaj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close