Një në 10 vdekje shkaktohen nge duhani, thonë studimet
06/04/2017 - 12:54 Nga: Enkeleda Danaj

Sipas një studimi të fundit bazuar në pirjen e duhanit në 195 vende dhe territore nga 1990- 2015, duhanpirja shkakton një në 10 vdekje në mbarë botën, gjysma e tyre në vetëm katër shtete – Kinë, Indi, SHBA dhe Rusi.

Sipas këtij studimi, pavarësisht politikave për të kontrolluar duhanpirjen, rritja e popullsisë ka parë rritjen e numrit të duhanpirësve.

Raporti është publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”.

Autorja e këtij raporti, Dr. Emmanuela Gakidou shprehet se pavarësisht provave të qarta të efekteve të dëmshme të duhanit mbi shëndetin, sot, një në çdo katër meshkuj në botë është një duhanpirës i përditshëm.

“Pirja e duhanit mbetet faktori i dytë më i madh për vdekje të parakohshme dhe paaftësi, dhe për të ulur ndikimin e tij ne duhet të intensifikojmë kontrollin e duhanit për të ulur përhapjen e tij.”-tha Dr. Emmanuela Gakidou

Hulumtuesit thonë se vdekshmëria mund të rritet edhe më shumë, pasi kompanitë e duhanit synojnë tregje të reja, veçanërisht në botën në zhvillim.

Sipas këtij raporti, një miliardë njerëz kanë tymosur çdo ditë në vitin 2015 – një në katër meshkuj dhe një në 20 femra.

Megjithatë, rritja e popullsisë do të thotë se ka pasur një rritje edhe në numrin e përgjithshëm të duhanpirësve, me më shumë se 870 milionë në vitin 1990.

Dhe numri i vdekjeve të shkaktuara prej duhanit – llogaritet të jetë më shumë se 6,4 milion në vitin 2015.

Studimi gjeti se disa vende kanë arritur sukses në përpjekjet për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin, kryesisht përmes një kombinimi të taksave më të larta, me paralajmërimet në paketat e programeve arsimore.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close