Nga sot spitali i Shkodrës ofron kimioterapi
28/01/2017 - 16:00 Nga: Bepin Kolvata

Dy sherbime të reja i janë shtuar ditët e fundit spitalit rajonal të Shkodres, protezat ortopedike falas dhe kimioterapia.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte vetë në këtë qendër shendetesore për të parë nga afër ecurinë e tyre.

Këto sherbime lehtësojnë maredheniet mjek – pacientë, por në të njëjtën kohë mundësojë që bluzat e bardha të japin më të mirën e tyre në punë shtoi numri një i shendetesisë.

Gjithashtu ministri ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me mjeket që për disa javë me radhë protestuan gjatë vitit të shkuar lidhur me ndryshimet ligjore për gabimet në punë dhe ndëshkimin e tyre.

Ministri hezitoi t’i përgjigjet interesit të medias rreth skandalit që përfshiu këtë spital pak ditë më parë, ku për 30 minuta ndërprerja e energjisë dhe mosfunksionimi i gjeneratorit vuri në rrezik jetën e pacienteve. Edhe sot ai defekt nuk është zgjidhur dhe një shkeputje e energjisë elektrike rikthen këtë rrezik tek qytetarët

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close