Në Shqipëri 70 mijë fëmijë me aftësi të veçanta
13/03/2017 - 15:57 Nga: Manjola Hasa

Një në 10 fëmijë në Shqipëri janë me aftësi të veçanta. Kjo statistikë rezulton nga një  studim i kryer për herë të parë në vendin tonë nga  organizatat Ëorld Vision dhe Save the Children tregon. 

 E thënë në përqindjen 10.7 % e fëmijëve kanë vështersi ne shkallë të thelluar. Por problematika qëndron në ofrimin e shërbimeve ku sipas drejtorit kombëtar të World Vision Toni Gogu 92% e të miturve nuk përfitojnë shërbime në institucionet shetërore si shkolla, spitale. 

Toni Gogu: 4.2 % e fëmijëve rezultojnë me aftësi të kufizuar për shkak se i tillë ka qenë ekzaminimi. Sipas studimit tonë ky numër është ngritur në 10.2 %. Nga këta 10.2 %,  92 % nuk aksesojnë shërbimet shëndetësore. Tregon se gjëndja në të cilën ndodhemi kërkon vëmendje të menjëhershme.        

Por hapa para duhen berë edhe ne aspekin shoqeror. Duhet ti japim mundësi kësaj kategorie të ndihet i pa stigmatizuar.

“Këta kërkojnë shërbime të specializuar dhe në sistemin e përgjithshëm arsimor është pak e vështirë që këta fëmijë të integrohen”

Të dhënat i referohen përceptomi të prindërve përmes interistave të realizuara nga organizarat në mbrotje të fëmijëve.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close