Në një vit 407 raste me tuberkuloz, 96% raste të reja
24/03/2017 - 22:36 Nga: Manjola Hasa

Në ditën botërore të ndërgjegjësimit nga tuberkulozi, autoritetet shëndetësore raportojnë për 407 të prekur në vendin tonë. Sipas të dhënave 96% e tyre janë raste të reja. Tuberkulozi mund të parandalohet dhe hapa në frenimin e sëmundjes mund të bëhen duke mbrojtur kategoritë risk si të varfërit, personat që vuajnë dënimin dhe të prekut me hiv/aids.

Gjatë vitit 2016  në spitalet e vendit janë raportuar 407 raste me Tuberkuloz nga të cilat (96%) raste të reja dhe (4%) të ritrajtuar. Por autoritet shëndetësore e konsiderojnë këtë situatën e sëmundshmërisë me incidencë të ulët krahasuar me vendet e rajonint.

Mjeke: Konsiderohemi si vend me insitens të ulët. Epidemologjia e tuperkulozit në Shqipëri monitorohet nga të gjitha dispanceritë e rretheve, nga programi kombëtar i tuberkulozit dhe nga spitali Shefqet Ndroqi.

Gazmend Bejtja, përfaqëuesi i OBSH në Shqipëri tha se ofron mbështetjen e tij nga autoritetet shëndetësore në vend, ndërsa u ndal në kategoritë  si personat që janë të infektuar me infeksionin hiv, të burgosurit, personat që nuk kanë akses me shërbimet shëndetësore.

Gazmend Bejtja: Tuberkulozi haset më shpesh në personat të cilët janë në cikël varfërie dhe personat që nuk kanë akses në shërbime për shumë arsye, në persona që janë të burgosur dhe te personat që janë të infektuar me HIV.

Të gjitha grupmoshat janë të prekur nga tuberkulozi. Në këtë ditë ndërgjegjësimi në ditën botëore të tuberkulozit autoritetet bëjnë thirrje në parandalimin e sëmundjes dhe në hapat që duhet të bëhen në mbrojtjen e grupeve vunerabël.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close