Ulje drastike e lindshmërisë - Në dy dekadat e fundit lindën rreth 50 mijë bebe më pak
10/04/2017 - 15:57 Nga: Manjola Hasa

Është trend europian rënia e lindshmërisë, por Shqipëria po shënon rënie drastike të sjelljeve të bebeve në jetë në dy dekadat e fundit. Në vitin 2016 lindën rreth 50 mijë bebe më pak se në vitin 1990. Shkak për këtë sipas INSTAT është emigracioni, ndërsa nuk përjashtohen arsyet e tjera si karriera, martesat e vona dhe faktorët ekonomikë-social.

Shqipëria shënoi uljen në mënyrë drastike të lindjeve. Në vitin 2016, kanë lindur 3000 foshnje më pak krahasuar me vitin 2015.

E thënë në përiqindje nga specialistja e INSTAT,Olta Caca, rënia është me 3%.

Caca: Kemi një rënie afërsisht me 3% për vitin 2016 krahasuar një vit më parë.

Ky grafik ilustron më mirë faktin sesi është ulur lindshmëria në 27 vitet e fundit.

Rënia e lindshmërisë

Në vitin 1990, në maternitetet e vendit lindën mbi 80 mijë fëmijë, ndërsa aktualisht numri ka zbritur në 31.000 bebe.

Ulja e riprodhimit është aq drastike saqë partnerët nuk po zëvendësojnë më veten e tyre, pra nuk lindin as dy fëmijë.

Caca: Rezultojnë 1.7 fëmijë të lindur për grua për 2015. Mund të themi se është një indeks më i ulët se 2.1%, tregon indeksin sidentik të fekonditetit në nivelin e zëvendësimit.
INSTAT i argumenton këto të dhëna me emigracionin, pra mosha më e mirë riprodhuese 15-49 vjeç jetojnë dhe punojnë në vendet të tjera.

Ndërsa sociologët shohin si arsye edhe rëndësinë që ka karriera.

Nuk mungojnë argumentet se në këtë rast ndikojnë edhe kushtet social-ekonomike të familjeve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close