Ndërhyrjet kirurgjikale, aparatura e re për intervente jo të hapura
15/02/2017 - 16:32 Nga: Manjola Hasa

Në shërbimin e Kirugjisë në QSUT është investuar në vendosjen e një aparature të re që bën të mundur realizimin e ndërhyrjeve në rrugët e tëmthit duke shmangur kirurgjinë e hapur.

Autoritetet e shëndetësisë thonë se kjo aparaturë ka disa benefite për pacientët siç është shkurtimi i kohës së realizimit të interventit, ulet qëndrimi i orëve në spital dhe përdorimi i barnave post-operatore.

Beqaj: Fuqizim të kapaciteteve në QSUT. Unë besoj se ju keni filluar ta ndjeni, fillimisht në QSUT, elementët e rinj që ka sjellë furnizimin e instrumentave të sterilizuar. Jemi në fazën pothuajse përfundimtare të ndërtimit të kirurgjisë së re.

Manastirliu: Shmang kirurgjinë e hapur. Bëhet e mundur në saj të angazhimit kirurgë, radiolog.

Arben Beqiri, kirurg: Me ndihmën e endoskopit, që pozicionohet në zorrë. Gjen vendin ku derdhet kanali kryesor. E kanalizon dhe më pas procedura ndiqet për pastrimin e saj.

Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj pa nga afër një nga ndërhyrjet e realizuara në këtë shërbim ndërsa u shpreh optimist se ky investim ndihmon dhe mjekët për të ushtruar profesionin sa më mirë profesionin e tyre.

/Ora News/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Parliamentary elections, Socialist Party secured 74 seats in Parliament to govern alone

Close