“Mos bëj dëm”, Mentor Petrela, jo vetëm neurokirurg por dhe përkthyes
27/07/2017 - 17:12

Jo vetëm neurokirurg, por edhe përkthyes. Bëhet fjalë për mjekun e njohur Mentor Petrela, i cili për lexuesin shqiptar, sjell të përkthyer librin “Mos bëj dëm”, me autor neokirurgun britanik Henry Marsh. Në ambientet e Akademisë së Shkencave, i pranishëm ishte vetë autori, krah neurokirurgut Petrela.

Në fjalën e tij, mjeku i njohur shqiptar e cilësoi fat ardhjen e Marsh 5 vjet më parë në Shqipëri si dhe privilegj, faktin që ka mundur të bashkëpunojë me të.

Mentor Petrela: Ardhja e Marsh ka qenë një fat për ekipin. Ka qenë një rastësi e gëzueshme për pacientët të cilët pëfituan nga një teknologji e mirëfilltë e neurokirurgut Marsh. Ndihem i privilegjuar me prezencën e tij këtu. Rreshtojmë shqipen në gjuhën e 31-të që ka përkthyer këtë libër.

Ndërsa autori i librit “Mos bëj dëm” Henry Marsh në fjalën e tij thotë se libri sqaron jo vetëm kirurgjinë e trurit, por edhe ngjarje reale që fshehin këshilla të vlefshme mbi sukseset dhe dështimet gjatë jetës.

“Është nder për mua të jem sërisht në Tiranë, kam qenë këtu para 5 vitesh. Janë të jashtëzakonshme, edhe ndryshimet. Shqipëria është një vend me potencial vërtet të madh për të ardhmen. E them këtë sepse shumë anglezë janë të shkatërruar nga Brexit, shumë njerëz nga vendi im janë larguar nga Anglia”, rrëfen Marsh. Në librin “Mos bëj dëm”, përmblidhen jo vetëm sukseset, por edhe dështimet që kam hasur gjatë punës dhe jetës si kirurg.

Doktor Mentor Petrela shprehet se libri nuk është vetëm për mjekët, por edhe për pacientët që të kuptojnë më mirë vendimet e vështira të mjekëve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close