Metodë e re për të parandaluar paralizën
04/02/2017 - 20:44

Nëse pacientët e prekur nga sëmundja e Strokës do të arrijnë në repartin e neurologjisë në Tiranë brenda 5 orësh mund të shmangin paralizën nga e cila riskohen. Kështu është shprehur profesor Mentor Petrela teksa ka prezantuar metodën e re të ndërhyrjes.

Tashmë për sëmundjen e Strokës është gjetur një mundësi kurimi në rast se ajo kapet shpejt. Kreu i Shërbimit të Neurologjisë Mentor Petrela ka sqaruar se si përmes metodës së re invasive shmanget paraliza.

Petrela: Në stadin sa më të parë duhet arritur që njerëzit të jenë të sensibilizuar me të gjithë urgjencat, para se të arrijë në spital. Ne jemi në garë me kohën. Duhet të arrijmë që për 4-5 orë të trajtojmë të sëmurin, kjo parandalon që mund të humbësh jetën dhe që mund të kesh një cilësi jete shumë të dobët pasi të ndodhë aksidenti vaskular.

Profesor Petrela sqaron se kjo është konferenca e 4 që organizohet për trajnimin e mjekëve të urgjencës dhe se aktualisht kjo metodë kryhet vetëm në Tiranë por së shpejti do të mundësohet edhe në 2 qytete të tjera.

Petrela: Me këtë sistemi që kemi ngritur arrijmë të mbulojmë një popullatë rreth 1 mln dhe qëllimi do të jetë që dy pikat e tjera që do të jenë Vlora dhe Shkodra që i kanë strukturat dhe mjetet nëpërmjet edukimit të përfitojnë dhe popullatat e tjera që të fitojmë kohë për transportin.

Hapat e parë për të luftuar këtë sëmundje i ka hedhur doktor Hysen Baboci por ndarja nga jeta e tij bëri që puna të frenohej për disa vite.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
The surprises of the new republic, DP publicized its candidate list, only 15 women included

Close