“Manteli i vajzave”, bima që trajton problemet menstruale të femrave
05/06/2017 - 13:20

Alqemila e rëndomtë (Alchemilla Xanthochlora), është një bimë që rritet në Angli. Gjethet e saj çelin nga qershori deri në shtator, ndërsa farat nga gushti deri në tetor.  Kjo bimë eshtë vetë pjellore.  Veçantia e kësaj bime janë gjethet me cepa të cilat i japin emrin e veçantë “Mantel i vajzave”.

“Mantel i vajzave” ka një histori të gjatë të përdorimit. Ajo përdoret kryesisht për trajtimin e plagëve, për diare dhe një sërë problemesh të grave, veçanërisht problemet menstruale. Alqemila ndihmon në ndalimin e shkarkimit vaginal dhe gjithashtu të  gjakëderdhjes së tepruar.  Gjihashtu, ajo është e pasur me taninë, gjë që është përdorur  në kohët e lashta për kurimin e plagëve të luftës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close