Lojërat virtuale, sfidë për adoleshentët e vetmuar
14/06/2017 - 16:34 Nga: Jonida Tashi

Loja e rrezikshme e “Balenës Blu” është një sfidë për adoleshentët, veçanërisht për ata që ndihen të vemtuar në shoqëri.  Psikologu Edmond Dragoti, thotë se adoleshentët bëhen viktima të këtyre lojërave për shkak të varësisë dhe besimit që kanë të bota virutale.Dragoti apelon prindërit që të tregohen të vëmendshëm ndaj rrezikut që u kanoset fëmijëve nga lojërat vrituale, duke i edukuar me modelet e mira në jetën reale.

Tirane- Lojërat virtuale sikurse është edhe e ajo “balenës blu” po bëjnë më së shumti viktima adoleshentët e mbyllur, që ndihen të vetmuar.

Psikologu Edmond Dragoti thotë se ajo që i mbërthen fëmijët në këtë lojë të rrezikshme është sfida dhe besimi që adoleshentët kanë te bota virtuale.

“Sfida e saj është pikërisht në faktin se administrohet nga adoleshentë të papërgjegjshëm që rrezikojnë jetën e atyre që luajnë. Mosha që preket më shumë janë adoleshentët sepse nga vetë natyra e tyre janë të predispozuar për rrezik. Kjo moshë është idealiste që beson te gjëra dhe aq më tepër realitetet virutale i beson shpesh. Këta janë më tepër fëmijë të mbyllur që nuk hapen në shoqëri, fëmijë që vegjetojnë realitetin e tyre të brendshëm, vetmitarë”, shprehet Dragoti.

Por çfarë shenjash shfaqin fëmijët e përfshirë në lojëra virtuale.

“Ata ndryshojnë sjellje, u humbet ose u mungon vullneti për të studiuar. Në rastin kur ata varësohen ndaj realiteteve të tilla, në përgjithësi ndryshojnë shprehitë e të ushqyerit, gjumit, të cilat bien në sy të prindërit sidoqoftë.

Veç faktit që ata mund të shfaqen si të obsesuar, si të dhënë shumë pas diçkaje që s’duket, që s’kapet, që s’gjendet”, vijon psikologu.

Dragoti pohon se fëmijët nuk shpëtohen nga këto kurthe psikologjike duke i kontrolluar qëndrimin para kompjuterit apo telefonin, por duke i dhënë modele nga prindërit.

Nuk është fjala ta kontrollosh, ta detyrosh, ta imponosh fëmijën. Është fjala që ta përgatitësh atë t’i rezistojë sfidave të tilla siç janë kjo e balenës blu në jetë. Qëndrimi që mban prindi në përgjithësi ndaj jetës është ai që e edukon ose që i jep një model fëmijës”, thekson Dragoti.

Në fund, psikologu thekson se varësia nga interneti nga një e mirë e domosdomshme mund të shndërrohet në një të keqe të madhe, nëse nuk i vendoset masë

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close