Lezhë, nis vaksinimi kundër fruthit dhe rubeolës
28/04/2017 - 13:26 Nga: Elvis Hila

Në Lezhë ka nisur fushata e vaksinimit të të lindurve në vitet 1980-1990. Drejtoria rajoneli e shëndetit publik pasi u ka apeluar të grupmoshave të lindur në dekadën e parafundit të shekullit të kaluar theksoi se vaksina e rubeoles nuk ka efekte anësore.

Ka nisur edhe në Lezhë vaksinimi kundër fruthit dhe rubeolës, për të gjithë personat që kanë lindur në vitet 1980-1990.  3 mijë vaksina janë shpërndare në 10 qendrat shëndetsore.Nën Drejtori i Shëndetit Publik Besmir Frroku ka ftuar grupmoshat e lindur në vitet 80-90 që të paraqiten në qendrat shëndetsore për tu vaksinuar, duke garantuar se nuk ka asnjë efekt anësore.

Besmir FRROKU N\Drejtor i Shendetit Publik Lezhe: Vaksina nuk ka efekte anësore, ajo vetëm nuk rekomandohet në gratë shtatzëna, ndërsas gratë që kanë lindur dhe janë në periudhën e të ushqyerit fëmijët me gji mund të behet sepse nuk ka asnjë efekt anësor. Për dy ditë janë diku tek 40-50 pacientë.

Fushata e vaksinimit do të vijoje për dy jave në rrethin e Lezhës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close