Alergjitë e stinës - Kujdes nga alergjitë, 80% e pacientëve probleme në rrugët e frymëmarrjes
17/02/2017 - 17:27 Nga: Manjola Hasa

Ndotja e ajrit, polentet e luleve, bimë barishtore janë faktorët që ndikojnë në prekjen nga alergjitë e stinës. Mjekët alergologë thonë se këto sëmundje kanë një rikthim në motin e ngrohtë. 80% e pacientëve që paraqiten pranë mjekëve specialistë vijnë me probleme në rrugët e frymarrjes.

 Moti i ngrohtë i ditëve të fundit, favorizon rikthimin e alergjive. Mjekët alergolog shpjegojnë se në 80% të rasteve kemi shfaqe të alergjisë në rrugët e frymëmarrjes, të cilat manifestohen me vështirësi në frymëmarrje në trajtë astme.

Mjekja alergologe në poliklinikën nr të 3 të specialiteteve, Mira Xhixho, shpjegon shkaqet e alergjive.

Xhixho: Bimët jeshile, bari jeshil, të rritet, të zhvillohet dhe ndoshta sporadikisht edhe polenet e luleve. Janë paraqitur vetëm pak raste, jo shumë raste, me alergji ndaj poleneve që kanë qenë vuajtës prej disa vitesh me këto lloj diagnozash, pra me simptoma të astmës dhe simptoma të rrufës dhe që mund të kenë paraqitur shenja këto pesë, gjashtë ditët e fundit.

Mosha më e prekur nga këto alergji janë edhe njerëzit më aktivë, të rinjtë të cilët kanë edhe kontaktin më të madh me ambjentin e jashtëm, barin, pluhrat dhe polenet e luleve.

Xhixho: Shenja të tilla si tështima, bllokim hundësh, kollë të fortë, të thatë, gjatë ditës, gjatë orëve të lëvizjes jashtë shtëpisë, marrje fryme, shtrëngime në gjoks, lotime të syve, skuqje të syve, të sklerave apo dhe lëkurës. Ky është kuadri klinik i simpomatologjisë nga alergjia nga polenet e pranverës.

Një alegji e patrajtuar ka rrezikshmëri të lartë për tu kthyer në një problem më të rëndë, siç është astma.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close