Paisja e re - Krioterapi tek Senatoriumi, zgjeron gamën e sëmundjeve të diagnostikuara
07/02/2017 - 14:01 Nga: Besmira Pelushaj

Investimi më i fundit në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” ka bërë të mundur shtimin e gamës së diagnostikimit dhe trajtimit për të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive. Shefi i shërbimit të Bronkoskopisë në këtë spital, Ilir Peposhi, thotë se përveç diagnotikimit, krioterapia mundëson edhe marrjen sa më lehtë të biopsisë.

Blerja e një aparature të re në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, do të bëjë të mundur diagnostikimin e më shumë sëmundjeve, që nga kanceri i mushkërive, deri te sëmundje të tjera të sistemit respirator.

Pajisja e re të Krioterapisë dhe Diagnozës Endobronkiale, e cila vihet për herë të parë në përdorim në Shqipëri, ndihmon edhe në marrjen më të lehtë të biopsisë si dhe indit që ndihmon në rritjen e përqindjes së një diagnoze më të qartë.

Dr. Ilir Peposhi, shef i shërbimit të Bronkoskopisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” flet konkretisht për efektet pozitive që do të ketë kjo aparaturë te pacientët.

Ilir Peposhi: Kjo metodë realizon marrjen e një pjesë më të madhe të indit, qoftë tumoral ose jotumoral, që ndihmon dhe në rritjen e përqindjes të saktësisë së diagnozës dhe të lehtësisë për anatomo-patologun, i cili vë diagnozën. Është një pajisje e cila nuk shërben vetëm në lëmin diagnostik, por edhe në lëmin terapeutik. Pra, duke filluar që nga problemet më të thjeshta, që janë heqja e trupave të huaj në pemën trakeobronkale, të cilat hiqen me mjaft vështirësi me metoda të ndryshme. Përveç kësaj, domethënë, kjo bën dhe në lëmin terapeutik përsa i përket pneumologjisë intervecionale, e cila është një fushë e re 20-25 vitet e fundit që ka filluar edhe në Europë dhe në Amerikë.

Falë kësaj paisje që ka kushtuar 50 mijë euro, afro 800 pacientë do mund të bëjnë endoskopi me teknologji moderne, shërbim i cili do të jetë krejtësisht falas.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close