Korçë, 1. 3 mld lekë për rikonstruksionin e maternitetit
19/02/2017 - 13:47

Pas Sarandës dhe Gjirokastrës, edhe spitali rajonal i Korçës do të ketë së shpejti një godinë tërësisht moderne të maternitetit, duke rritur në këtë mënyrë, cilësinë dhe standardin e shërbimit.

1 miliardë e 360 milionë lekë është fondi i parashikuar për rikonstruksionin e këtij materniteti. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, ishin në spitalin rajonal të Korçës ku u njohën me projektin, punimet për të cilin do të nisin së shpejti.

Beqaj: Procedurat e prokurimit kanë filluar. Këshilli Kombëtar i Territorit ja ka deleguar Bashkisë së Korçës procedurat për dhënien e lejes së ndërtimit, kështu që ne besojmë që brenda muajit Prill do të fillojmë punimet, të cilat do të zgjasin rreth 12 deri në 14 muaj. Është vazhdim i angazhimeve që ne kemi për të përmirësuar ndjeshëm shërbimin spitalor

Peleshi: Është një procedurë e filluar, rindërtimi apo ndërtimi i një materniteti të ri këtu tek kjo godinë gjysmë e rrënuar që kemi mbrapa. Është një investim i qenësishëm prej 1 miliardë e 360 milionë lekësh, siç e tha Ministri, pastaj do të ketë pothuajse po kaq edhe blerjen e të gjithë pajisjeve moderne të këtij materniteti

Beqaj dhe Peleshi inspektuan edhe ecurinë e punimeve për ndërtimin e qendrës së re të shërbimit të Hemodializës në spitalin rajonal të Korës, një investim i cili do të jetë gati në muajin Prill të këtij viti. Zëvendëskryeministri Peleshi vlerësoi partneritetin publik-privat në sajë të të cilit po bëhet e mundur ofrimi i këtij shërbimi në qarkun e Korcës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    Shkruani pa gabime ju lutem se shume gabime ne artikuj qe publikoni ne faqen oline !

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close