PPP i katërt i shëndetësis13 - Koncensioni i laboratorëve, fitues konsorciumi Shqipëri-Francë-Holandë
25/04/2017 - 15:35 Nga: Manjola Hasa

Në vjeshtën e këtij vitit, pritet që koncesionarët e shpallur fitues për shërbimin e laboratorëve të nisin nga puna. Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues konsorcimumin e përbërë nga kompani shqiptaro-franceze dhe holandeze me ekspereincë më shumë se 10 vjeçare në këtë sektor. Vlera e kontratës me koncesionarët arrin në shifrën deri në 100 mln dollarë dhe ky Partneritet Publik Privat do të zgjasë 10 vite.

Duke nisur nga vjeshta e këtij viti, të gjithë laboratorët shtetërorë do të kalojnë në partneritet publik privat.

Sipas kontratës të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, kohëzgjatja e koncesionit është në një afat prej 10 vitesh.

Në fund, investimi i kryer nga privatët do të mbetet pronë e institucioneve publike shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije që vlera e këtij Partneriteti Publik Privat është deri në 100 mln dollarë dhe fitues të këtij shërbimi janë shpalluar 3 kompani: Labopharma, Exalab dhe AB Laboratory Solutions.

“Labopharma” që ka 41.7% të aksioneve, është një kompani laboratorike me një eksperiencë më shumë se 10 vjeçare e cila operon në të gjithë botën dhe është vendosur prej disa vitesh në Shqipëri.

“Exalab” është një kompani laboratorike franceze që ka 25 përqind të aksioneve në këtë konsorcium. Është krijuar në vitin 2003 dhe vijon të operojë në mjaft vende të botës.

Ndërsa kompania holandeze “AB Laboratory Solutions”, ka 33.3 përqind të aksioneve.

Në këtë garë ky konsorcium nuk ishte i vetëm, 4 garues të tjerë kanë paraqitur oferën e tyre dhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kanë shpallur fituese konsorciumin që ka ofruar kosto 10.7 përqind më të ulët nga niveli limit.

Koncesioni i laboratorëve mjekësorë miratohet pas një sërë Partneritetesh Publike Private të Ministrisë së Shëndetësisë për check- upin, dializën, sterilizimin.

/Oranews.tv /

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Vetting, Former President: Judges want to cover their irregularities

Close