Flasin mjekët - Keta: 33% e lindjeve po kryhen me prerje cezariane
20/04/2017 - 16:36 Nga: Florinda Merko

Gjithmonë e më shumë nënat e reja po zgjedhin të bëjnë lindje me prerje cezariane para asaj natyrale. Mjekia obsteter-gjinekologe Mimoza Keta sqaron për Ora News se shifrat janë rritur ndjeshëm duke shkuar tashmë në totalin e 33% të lindjeve e për këtë ndikojnë një serë faktorësh.

Mimoza Keta: Anastezia epidurale është një anastezi e cila  bën që gruaja të jetë e zgjuar të shohë fëmijën e saj kur të dalë, të ndjejë fëmijën e vet dhe ne ja vëmë në gjoks dhe sigurisht nuk ndjen dhimbjet e operacionit.

Sipas saj lindja me prerje cezariane ka efekte anësore më shumë sesa lindja natyrale dhe mjekët duhet patjetër ti orientojnë nënat e reja drejt lindjes natyrale.

Mimoza Keta: Fëmija kur del nëpërmjet rrugëve të lindjes bën edhe atë shtrydhjen e mushkërive dhe ajo e qara e parë e fëmijëve është më i fortë ky fëmijë nga një fëmijë që ka dalë nga prerja cezariane.

Keta ka edhe një këshillë për nënat e reja.

Mimoza Keta: Unë jam pro lindjes natyrale dhe gjithmonë i bëj thirrje nëpërmjet ekranit tuaj të nderuar nëse dëgjoni mjekët tuaj që tju thonë për lindje vaginale preferoni gjthmonë rrugën natyrale.

Shqetësimi për shtimin e rasteve të lindjeve me prerje cezariane u ngrit edhe gjatë konferencës shkencore të mjekëve obstetër gjinekologë që u mbajt pak ditë më parë në Tiranë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
“Fetucini me fileto pule dhe kerpudha”

Close