Beqaj në Elbasan - Jo më letër për mjekët, nga java e ardhshme nis receta elektronike
08/02/2017 - 13:35 Nga: Besmira Pelushaj

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka prezantuar në Elbasan programin e shëndetësisë elektronike, që synon krijimin e një platforme të dhënash klinike të pacientëve nëpërmjet teknologjisë. Programi që arrin vlerën e 14 milionë eurove përfshin infrastrukturën e rrjetit, paisjet, si dhe implementimin. Pjesë e këtij programi është edhe receta elektronike që do të shtrihet së shpejti në të gjithë vendin.

Programi i shëndetësisë elektronike, ose ndyshe e-Health, do të implementohet edhe në qytetin e Elbasanit.

 Në prezantimin e programit që synon krijimin e një platforme të dhënash klinike të pacientëve nëpërmjet teknologjisë ishte edhe vetë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas Ministrit është e nevojshme që personeli mjekësor ta shfrytëzojë sa më shumë këtë informacion.

Beqaj: “Ne kemi investuar këto 4-vjet 36 milionë euro për shëndetësinë elektronike. Ka ardhur momenti që pacienti dhe mjeku t’ia shohin hajrin kësaj pune. Sepse, minimalisht, duhet të keni parasysh që në teknologji, të paktën ju e dini me pajisjet e rëndësishme mjekësore, sikur ne të mirëmbajmë, dhe duhet ti mirëmbajmë, patjetër na duhen me 20% në vit, 7.2 milionë euro, dhe me 15% në vit 5.4 milionë euro. Është e ëshme që të përpiqemi, fillimisht, të kërkojmë me insistim përdorimin sa më shumë të këtyre hapësirave.”

Vlera e programit, që deri më tani është implementuar në 79 institucione të kujdesit shëndetësor shkon në 14 milionë euro dhe përfshin infrastrukturën e rrjetit, pajisjet hardware, zgjidhjet software për rekordet elektronike shëndetësore, si dhe implemetimin.

Ndërkohë falë këtij programi, javën që vjen në të gjithë vendin do të nisë të funksionojë edhe receta elektronike.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close