Ja si të shërojmë plagët e djegjes nga dielli
07/08/2017 - 9:16

Gusht, det, diell dhe… djegje nga dielli.

Edhe pse të gjithë e dimë sesa e rëndësishme është që të lyejmë trupin me krem për mbrojten ndaj diellit çdo dy orë dhe të përdorim llojin e duhur të kremit, shpesh e neglizhojmë këtë fakt dhe nuk mbrohemi kur i drejtohemi plazhit ndërsa temperaturat janë të larta.

Dhe si rezultat miliona njerëz çdo vit vuajnë nga djegja që rrezet e diellit shkaktojnë në trupin e tyre.

Por kjo është shumë e dhimbshme dhe mund të zgjasë për më shumë se një javë. Për të largur dhimbjet e tmerrshme që shkakton djegja nga dielli ju duhet që të ndiqni tre hapa kryesore.

Gjëja e parë që duhet të bëni është që të mos dilni në diell sa më shumë që të jetë e mundur të paktën për një javë. Kjo gjë duhet për shkak se trupi juaj është duke u përpjekur të vetëshërohet. Çdo ekspozim i mëtejshëm në diell do të dëmtojë AND-në e qelizave të trupit tuaj gjë që do t’ju shkaktojë më shumë dhimbje dhe plagë në trup. Djegja mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës.

“Ju mund të vendosi një copë pambuku të lagur me qumësht në një ftohës dhe më pas ta aplikoni në zonat e trupit ku dielli ju ka djegur më shumë,”-shprehet Erin Gilbert, dermatologe në Nju Jork. “Acidi laktik që përmban qumështi heq disa nga shtresat më të larta të lëkurës së vdekur. Pra nëse keni flluska, kjo metodë do t’ju përmirësojë plagët dhe do të shëroheni më shpejt.”

Gilbert gjithashtu rekomandon që në trup të aplikohen ekstrakte aloe vera. Lëngu që përmbajnë gjethet  e kësaj bime mund të ndihmojnë në qetësimin e dhimbjes së djegies.

Megjithatë ajo thotë se është e nevojshme që të lexohet me kujdes etiketa që përmban përbërësit për të siguruar që nuk ka substanca që do të përkeqësojnë dhimbjen tuaj.

“Aloe vera që ju mund të merrni në treg përmban lidocaine dhe benzocaine. Këto përbërës mund të zvogëlojnë përkohësisht dhimbjen e djegjeve por sapo efekti të përfundojë do të ndiheni më keq dhe do e ndjeni më shumë dhimbjen.”

Një tjetër rekomandim për të gjithë ata që kanë kruarje trupi nga djegja është përdorimi i aspirinës ose anti-inflamator.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close