Ja cilat janë ushqimet që ju bëjnë të lumtur
03/02/2017 - 20:47

Ndiheni pak të rënë me moralin? Ushqimet që ngrejnë humorin mund t’ju ndihmojnë të gjeni lumturinë, siç shpjegon sajti EatingWell.

Çokollata, spinaqi dhe kafeja janë ushqime dhe pije të shkëlqyera për t’ju bërë të ndiheni më mirë shpirtërisht.

Çokollata

Nëse ndiheni vërtet keq me humorin, zgjidhni çokollatën, ajo ndikon menjëherë në gjendjen tuaj psikologjike duke nxitur prodhimin e lëndëve kimike të trurit që ju bëjnë mirë për humorin.

Edhe më mirë, nëse çokollata është e zezë sepse ka më shumë nga përbërësit e shëndetshëm të kakaos që ndikojnë gjendjen psikologjike.

Spinaqi

Vetëm gjysmë filxhan spinaqi i gatuar përmban një të tretën e sasisë së nevojshme të acidit folik. Studiuesit thonë që personat me nivele të larta të këtij acidi në gjak kanë shumë më pak mundësi për të qenë të trishtuar siç ndodh me ata me nivele të ulëta.

Kafeja

Kafeja është shumë e mirë kundër depresionit. Një studim thotë që gratë që pijnë dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kanë më pak rrezik për t’u prekur nga depresioni sesa ato që pijnë më pak sesa një filxhan./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close