Ja çfarë i ndodh trupit tuaj dy javë pasi keni ndaluar ushtrimet fizike
20/05/2017 - 9:24

Sipas një studimi të ri, nga shkencëtarët në Universitetin e Liverpulit, nëse keni dy javë që nuk bëni ushtrime fizike rregullisht mund të çojë në humbje të konsiderueshme të masës së muskujve.

Por jo vetëm kaq, mungesa e ushtrimit fizik për më shumë se dy javë çon në ndryshime të mëdha në trupin tuaj që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Studimi ka përfshirë një grup prej 28 personash me një moshë mesatare prej 25 vjeç. Në fillim të studimit shkencëtarët matën se për sa kohë ishin marrë me palestër, yndyrën e trupit të tyre dhe masën e muskujve. Gjatë dy javëve të ardhshme pjesëmarrësit mbajtën dietë të njëjtë por ulën aktivitetin fizik me 80% ose më shumë.

Në fund të studimit ata kishin fituar yndyrë, veçanërisht rreth stomakut dhe humbën masën e muskujve që kishin fituar.

Gjithashtu nuk mund të vraponin më aq kohë sa më parë dhe kishin nivele të larta të kolesterolit.

Autori kryesor, Kelly Bowden-Davies theksoi se niveli i reduktuar i aktivitetit nuk është i pazakontë në shoqëri.

Si edhe shtoi se njerëzit të cilët rrinë shumë kohë joaktivë e kanë të vështirë të kthehen përsëri në formë.  

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close