Ilaç premtues për trajtimin e kancerit të qafës së mitrës
03/06/2017 - 14:20

Një ilaç i ri për trajtimin e kancerit të qafës së mitrës, ka treguar rezultate mjaft premtuese tek gratë të cilat ishin në fazat e avancuara të sëmundjes.

Tek këto gra që morën pjesë tek testimet e këtij ilaçi, tumori është tkurrur për 50%.

Hulumtuesit kishim për qëllim testimin e ilaçit për të shikuar se a është i sigurt për përdorim nga njerëzit, mirëpo kanë gjetur që kishte një efekt klinik pothuajse të menjëhershëm.

Besohet që ky ilaç do të ndihmoj gratë tek të cilat tretmanët që ekzistojnë deri më tani, nuk kanë ndonjë efekt.

Deri më tani ky ilaç është testuar tek 15 gra, dhe është thënë që nuk është i sigurt të përdoret për më shumë se disa muaj.

/Klan Kosova/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close