Shëndetësi - Hemodializa në Elbasan, shërbimi do të ofrohet falas për 1050 pacientë
18/04/2017 - 15:26

Shërbimin falas të hemodializës sot marrin 1050 pacientë në të gjithë vendin. Kjo u konfirmua nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu e cila së bashku me Kryeministrin Edi Rama inspektuan përfundimin e investimeve në repartin e hemodializës në Spitalin e Elbasanit. Ndërsa kryeministri teksa ishte për një vizitë në një familje fermerësh në zonën e Shushicës u shpreh se gjendja në Spitalin e Elbasanit ishte skandaloze, me ndërtime pa leje brenda oborrit të spitalit.

Kalvarit të pacientëve me insuficensë renale, në qytetin e Elbasanit i erdhi fundi. Prej muajit prill shërbimi do t’u ofrohet edhe në spitalin rajonal të qytetit. Kryeminsitri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, inspektuan repartin e hemodializës dhe kushtet në të cilat do të ofrohen në ditët e ardhshme për pacientët.  Prej këtij muaji ky shërbim do të ofrohet falas për 1050 pacientë.

Investimi e ka kthyer në një qendër multifunksionale që ofron për këta pacientë edhe shërbime të tjera mjekësore dhe laboratorike. Qendra është pajisur me 27 makina, prodhim i një ndër markave lider në botë në fushën e hemodializës. Risi është përdorimi i filtrave të dedikuar sipas nevojave specifike të secilit pacient. ​ Hemodializa sot ofrohet për 290 pacientë në Vlorë, Shkodër, Lezhë e brenda këtij muaji edhe në Korçë, sa më pranë qendrave të banimit e në kushte bashkëkohore. 

Më pas Kryeministri ishte në familjen e Osman Rexha në Shushicë, të cilit i dorëzoi edhe lejen e legalizimit për shtëpinë. Në bashkëbisedim me familjarët, Rama u shpreh se situatë në spialin e Elbasanit ishte në gjendje skandaloze dhe ndërtime pa leje në ambientet e tij.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close