Frutat dhe perimet që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë
16/06/2017 - 13:21

Pasja e sa më shumë perimeve dhe frutave në tryezë ndihmon në ruajtjen e shëndetit të plotë të familjes suaj. Një gjethe spinaq në sandwich, disa kokrra bizele në supën e drekës dhe sallata jeshile në vaktin e darkës, janë ingredientët kryesorë për jetë të shëndetëshme.

Studimi se sa ndihmojnë frutat dhe perimet në zgjatjen e jetës suaj  është realizuar nga një grup shkencëtarësh Britanik të cilët dolën në përfundimin se konsumimi i tyre jo vetëm të zgjat jetën, por ul mundësinë e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.  Dieta më e shëndetëshme për ju, sipas studimit të kolegjit Imperial të Londrës, është kombinimi i ushqimeve të zakonshme të 2 milionë personave, referuar analizës së 95 studimeve të kryera.

Fakti që çdo vit mund të evitohen 7,8 milion vdekje të parakohshme në të gjithë botën me ngrënien e 10 porcione frutash/perimesh, është bërë tashmë rekomandimi bazë për një jetë të shëndetshme.

Kush janë frutat dhe perimet që ndihmojnë të jetosh më shumë?

Edhe pse të gjitha perimet dhe frutat e shportës suaj kanë vlerat e tyre ushqyese, disa prej tyre kanë më shumë përfitime se të tjerat. Për të eleminuar riskun e prekjes nga kanceri shkencëtarët kanë sugjeruar një menu e cila përfshin:

Perime me ngjyrë  jeshile si spinaqi, bishtajoret dhe specat

Perime si karota, lakër, lule lakër, brokoli, lakër brukseli

Ndërsa për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve cerebrale ata rekomandojnë të konsumohet :

Molla dhe dardha

Frutat si:  porokalli, limoni dhe shega

Si dhe sallatrat e ndryshme dhe perimet e jeshilta të përmendura më sipër

Sa të “zgjatet” jeta?

Në studimin e kryer nga shkencëtarët e kolegjit Britanik të Londrës u llogarit gjithashtu dhe rreziku i vdekjes së parakohshme për shkak të mos konsumimit të dietës. Krahasuar me ata të cilët nuk hanë asnjë frut dhe perime në ditë dolën në përfundimet se:

Konsumimi i 200gr fruta/perime (rreth 2.5 porcione) në ditë ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve  kardiovaskulare me 13%

Konsumimi i 800gr fruta/perime ( 10 porcione) në ditë ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve me 28%

Konsumimi i 200gr fruta/perime në ditë ul rrezikun e zhvillimit të  kancerit me 4%

Konsumimi i 200gr fruta/perime në ditë ul rrezikun e vdekjeve të parakohshme me 15%

Konsumimi i 800gr fruta/perime në ditë ul rrezikun e sëmundjeve me 15%

 

Sa më shumë fruta/perime aq  më mirë

Të dhënat e fundit tregojnë që frutat dhe perimet ulin ndjeshëm nivelin e kolesterolit, presionin e gjakut, ruajnë shëndetin e arterieve dhe sistemin tonë imunitar”, thotë Dagfinn Aune, një prej shkencëtarëve të studimit.

Kjo mund të jetë shkak i ushqyesve që ata kanë, pohon Anue. Ato përmbajnë shumë antioksidantë që ulin rrezikun e dëmtimit të ADN-së duke çuar kështu në uljen e rrezikut të kancerit. Dhe ngrënia në sasi të vogla të frutave dhe perimeve sërish ndikon në një masë sado të vogël në shëndetin tonë.

Por studiesit e këtij kërkimi nuk i kanë dhënë përgjigje pyetjes: “Nëse hamë më shumë se 10 porcione në ditë çfarë ndodh?”

Shumë persona e kanë të vështirë të hanë 5 porcione në ditë (400gr) fruta/perime që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetit(OBSH). Për ata që kanë vështirësi, Sarah Tolule, e Fondacionit “Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit”, rekomandon të fillohet duke shtuar çdo ditë një porcion të frutave/perimeve në mesditë.

E gjitha është në dorën tuaj, ndryshojeni dhe zbukurojeni jetën në mënyrë të shëndetshme dhe krejt natyrale.

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Thirrja e Kryemadhit: Koha nuk pret më, të krijojmë frontin opozitar

Close