Dushi i shpeshtë ju bën keq për shëndetin
26/01/2017 - 16:16

Ndërkohë që disa prej nesh preferojnë ta nisin mëngjesin duke bërë një dush, disa të tjerë e përdorin si një mundësi për tu shtendosur. Megjithatë, sipas një studimi të ri, nuk keni pse ndiheni keq nëse nuk u latë një ditë.

Të gjithë e dimë se nëse nuk bëjmë dush për disa ditë do të ndjehemi “zhul”, por dushi i shpeshtë mund t’ju bëjë shkaktojë më shumë dëme për shëndetin se sa të sjellë përfitime.

Sipas Qendrës Shkencore Gjenetike në Universitetin e Utah, larja e tepërt mund të dëmtojë mikrobiomën njerëzore – një koleksion bakteresh, virusesh dhe mikrobe të tjerë që jetojnë në trupin tonë.

Mikrobioma është e rëndësishme për shëndetin tonë dhe universiteti sugjeron se “ndërprerja e ekosistemeve tona mikrobiale mund të shkaktojë sëmundje”.

Si rezultat, sistemi ynë imunitar, tretja dhe madje zemra mund të vuajë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat

Close