Jeta po shuhet prej duhanit - Duhani, kosto e lartë dhe pasoja katastrofike në shëndet
31/05/2017 - 20:00 Nga: Pranvera Bozhiqi

Shqipëria ende nuk ka një sistem të qartë parandalimi kundër duhanpirjes, por vetëm postera sporadikë dhe konferenca boshe. Një qëndrim i tillë erdhi nga Ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë, Arben Beqiri, në Ditën Botërore të Shëndetësisë. Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet e pakënaqur me situata kur restorantet dhe baret në vend mbushen me tymin e duhanit gjatë dimrit.

Duhanpirja një mallkim i indianëve për njerëzimin, sot merr jetën e 7 milion njerëzve në të gjithë botën për shkak të sëmundjeve që shkakton.

Në Ditën Botërore kundër duhanit llogaritet se kostot dhe shpenzimet në shëndetësi për këta pacientë kalojnë 1.5 trilion dollarë.

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Nazira Artykova, veçoi se ata nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura në luftën kundër duhanpirjes në Shqipëri dhe të patolerueshme janë rastet kur restorantet dhe baret mbushen me tym duhani gjatë dimrit.

Nazira Artykova: Shohim një duhanpirje mjaft të përhapur nëpër ambjente publike sikurse janë restorantet, në verë ndoshta dalin jashtë dhe e pinë në taracë por gjatë dimrit i shohim restorantet plot me persona të cilët pinë duhan brenda dhe masat që merren nuk janë të efektshme, masa të cilat mund të japin rezultate prej inspektorëve të shëndetësisë.

 Ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë, Arben Beqiri, tha se ne ende nuk kemi një sistem parandalimi ndaj duhanit, por vetëm postera sporadike e konferenca.

 Arben Beqiri: Akoma nuk kemi një sitem të ndihmës për njerëzit që duan të lënë duhanin. Nuk, po flasim për posterat sporadikë, por për ato që duhet të jenë të sanksionura në çdo paketë. Vjen një pengesë për vështirësinë e implementimit të një ligji europian.

Mbeten akoma çështje që duhet të adresohen për fëmijët dhe në këtë duhet të përfshihet jo vetëm Ministria e Shëndetësisë por edhe Ministria e Arsimit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë, ishte rekomandimi i OBSH për Shqipërinë.

LUFTA KUNDËR DUHANPIRJES

7 mln njerëz vdesin nga duhani

4.5 trilion dollarë kosto në shëndetësi

43%  prevalenca e duhanpirësve meshkuj

11% prevalenca e duhanpirësve femra

4% prevalenca e duhan pirjes në moshë 16 vjeç

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close