Droga vdekjeprurëse që merret vetëm me të prekur
07/03/2017 - 20:50

 

Një drogë sintetike e njohur si “Pink” është 7 herë më e fortë se morfina dhe është e lidhur me të paktën 50 vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Agjencia amerikane kundër drogës (DEA) ka paralajmëruar se njerëzit mund të marrin mbidozën e substancës thjesht duke e prekur.

“Nëse ju e prekni atë dhe ajo shkrin, droga hyn në lëkurën tuaj dhe në gjakun tuaj dhe mund t’ju shkaktojë mbidozë”, thotë Doug Coleman nga DEA amerikane. Opioidi, i njohur si U-47700, është e bardhë dhe thuajse e ngjashme me heroinë, pavarësisht emrit. Efektet anësore të drogës janë të tmerrshme ku përfshihet gjakderdhje e zorrës së trashë, dëme të sistemit nervor deri në vdekjen.

Droga u zhvillua nga kompania farmaceutike “UpJohn”, në vitin 1978 si një alternative sintetike e morfinës, por përdorimi i saj është rigjallëruar kohët e fundit mund të porositet lehtësisht në internet. 35 dollarë për një gram “pink”, kjo është pagesa për drogën sintetike.

DEA amerikane e ka klasifikuar në listën nr.1 të drogës dhe e ka shpallur të jashtëligjshme në të gjitha shtetet amerikane, pas raportimit të vdekjes së dy të rinjve në Utah.  

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Vetting for two weeks, Xhafaj: Candidates to complete the documents

Close