Dita europiane e pacientëve, ja problemet që i shqetësojnë
04/05/2017 - 17:41

Dallëndyshe Meça ka 20 vite që bashkëjeton me sëmundjen e diabetit, duke bërë kontrolle periodike dhe duke mbajtur dietë korrekte. Në ditën europiane për të drejtat e pacientit, ajo dhe persona të tjerë të sëmurë që trajtohen në shërbimet spitalore ngrenë një sërë shqetësimesh.

“Ja ku jam dhe jua them hapur: Unë diabetin nuk e mas se nuk kam mundësi ta mas. Unë nuk marr as pension as invaliditet, me çfarë do ta mas? 50 lekë një fije matje ?! E kuptoj kur më bie dhe kur e kam të lartë.“

Nën drejtimin e organizatës “Together for life” pacientet kërkuan që shqetësimet e tyre të dëgjohen tek bluzat e bardha dhe autoritet shëndetësore.

“Nga ministria e Shëndetësisë është ngritur një grup pune. Unë besoj se kjo çështje do të marrë një zgjidhje, por e theksoi që ai fond është miratuar vetëm për fëmijet me diabet. Pra nuk mbulon të gjithë pacientet me diabet”

“Shumica e ankesave nga pacientet që na vijnë dhe na raportohet janë mungesat e mjekimeve sidomos për sëmundje të rënda të cilat janë edhe të papajtueshme me jetën”

Në këtë tubim u bashkuan edhe mjekët të cilët u shfaqën më të ndërgjegjësuar ndaj të drejtave të pacientëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close