Dermatologia: Personat më të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri i lëkurës
05/08/2017 - 16:50 Nga: Anjeza Hoxha

Tashmë që ndodhemi në kulmin e sezonit të verës dhe temperaturat janë shumë të larta mjekët dermatologë bëjnë thirrje për të treguar një kujdes të veçantë për lëkurën e cila është dhe pjesa më e ekspozuar.

Sipas mjekes dermatologe, Monika Fida duhet evituar frekuentimi i pishinave ose plazheve të cilat janë të tejmbushur pasi kjo bëhet burim për infeksionin e lëkurës. Doktoreshë Fida  jep një sërë këshillash për kujdesin e duhur në këto ditë të nxehta.

Dermatologia: Një nga problemet madhore janë infeksionet streptostafilotoksike, infeksionet që prekin kryesisht mosha pediatrike që frekuentojnë plazhet e mbipopulluara dhe pishina.

Gjëja e dytë mbi ekspozimin ultravioletë dhe me gjithë sensibilizimin, vëmë re që nga ora 12:00 deri në orën 16:00, plazhet janë plot. U rekomandohet këtyre pushuesve për ekspozimin në diell. Rekomandohen të përdoren kremra solarë me filtra të lartë mbrojtës. Minimalisht, filtrat duhet të jenë 30-50. Të përdoren në çdo dy orë.

Me ekspozimin e tepërt në rrezet ultraviolet që çliron dielli   shfaqet edhe rreziku i kancerit në lëkurë, duke përfshirë këtu edhe Melanomën.  

Dermatologia: Personat që kanë një rrezik më të lartë për kancer lëkure duhet të jenë më të kujdesshëm, këta janë personat biondë, personat që nuk marrin ngjyrë në plazh por vetëm digjen, personat që kanë traditë të kancerit të lëkurës, personat që kanë pasur kancer lëkure janë më të predispozuar për të shfaqur probleme.

Kujdes edhe më i veçantë duhet treguar për personat që vuajnë nga sëmundjet kronike të lëkurës , të cilat gjatë ekspozimit në diell rritet dhe mundësia e përkeqësimit.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Investment at Lake Park, City Hall is constructing a third sport area

Close