Beqaj: 600 mjekë të rinj përfituan në 3 vjet falë rihapjes së specializimeve
02/03/2017 - 14:24

Falë rihapjes së programit të specializimeve, tashmë në vitin e tretë radhazi, janë 600 vajza dhe djem që do të vazhdojnë studimet për të marrë specialitetet e nevojshme në mjekësi. Ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj, i cili  ndoqi procesin ku aplikantët përzgjodhën degën të cilën dëshirojnë të specializohen,tha se  ka qenë një nga angazhimet kryesore të Qeverisë rifillimi i këtij procesi

 185 mjekë të rinj do të mund të ndjekin këtë vit studimet e nivelit të tretë në Universitetin e Mjekësisë. Procesin ku aplikantët përzgjodhën degën të cilën dëshirojnë të specializohen, e ndoqi nga afër vetë ministri i Shëndetsëisë Ilir Beqaj.

Beqaj: Për çdo mjek, specializimi është pjesë e formimit të tij profesional, dhe tashmë, po ti marrim të tre vitet bashkë, janë rreth 600 vajza dhe djem, që bashkë me këta të këtij viti, specializohen për të marrë specialitete e nevojshme në mjekësi. Edhe këtë vit, Ministria e Shëndetësisë, për atë pjesë që quhen kuota të mbuluara, pra që do të garantojmë ne financiarisht këto studime, do të lidhim një kontratë të përgjithshme për të gjithë vendin duke u kërkuar atyre që pranojnë që kur të përfundojnë, pas 4-vjetësh, të shkojnë të punojnë aty ku do të ketë nevojë Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, tha se i gjithë konkursi është zhvilluar në transparencë të plotë. Ketë vit, në konkurs morën pjesë 279 aplikantë për 185 kuota specialitetesh të e përcaktuara.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close