Antraksi, rastet si preken njerëzit
29/01/2017 - 16:33 Nga: Manjola Hasa

Në një vit ne vendin tonë 30-40 persona preken nga Antraksi ose siç njihet ndryshe sëmundja e Plasjes tek kafshët.

Edhe pse është një sëmundjet e sektorit veterinar, transmetimi i sëmundjes nga kafsha tek njeriu përbën një nga shqetësimet më të mëdha të ekspertëve të shëndetit.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se zonat ku kjo sëmundja ka përhapje më të madhe në zonat e jugut.

Bino: Ka të paktën 30-40 raste në vit. Ne hasim më tepër zonën kutane, pra zonën në lëkurë të antraksit, e cila varion nga forma të lehta tek forma të rënda.

Por si transmetohet sëmundja nga kafshët e sëmura tek njeriu?

Bino: Transmetimi i antraksit tek njerëzit ndodh gjatë manipulimit me kafshët. Kur konsumohet mishi i kafshëve të sëmura me antraks, apo kur lëkura e kafshës me antraks përdoren për qilima apo sende të tjera bëjnë që sporet e antraksit të qëndrojnë atje dhe të përhapet në rrugë ajrore.

Antraksi për ekspertët e shëndetit trajtohet me antibiotikë.

Bino: Antraksi në kujdesin shëndetësor trajtohet me antibiotikë dhe në qoftë se kapet herët kurohet mjaft mirë.

Forma më e përhapur e antraksit është prekja në lëkurë. Rritja e bakterit vihet re si një puçrriza nekrotike. Pa trajtim mjekësor vdekshmëria mund të arrijë deri në 20%. 

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close