Abortet tek moshat e reja, ndërpriten mbi 800 shtatzëni në vit
18/06/2017 - 16:40 Nga: Manjola Hasa

Në një materniteti në Tiranë mesatarisht ndërpritet mbi 800 shtatëzani, ndarë në % të barabartë mes nevojës terapeutikeve, problemeve shëndetësore dhe vullnetit të patnerëve që nuk janë gati për këtë hap.

Erlin Kurti:Duke u bazur në statistikat e instituticionit tonë numri i shtatëzanive të ndërprera shkon nga 400 deri në 500 në vit. Kurse shtatëzanitë të ndërprera në mënyrë terapeutike shkojnë rreth 400 në vit.”

Mjeku obstetër-gjinekolog në maternitetin Mbretersha Geraldinë, Erlin Kurti ngre shqetësimin se një pjesë e madhe e aborteve tek moshat e reja ndërpritet në mënyrë të fshehtë në klinika private.

Erlin Kurti: ‘Të rinjtë aplikojë shpesh metodat e abortit medikal. Kjo nuk është e regjistruar në tek ne. Është shumë e rëndësishme komunikimi me mjekut për të dhënë diagnozën e saktë dhe për të marrë dozën terapeutike të nevojshme. Në mënyrë absolute është e ndalur sepse dëmton rëndë shëndetin e pacientit nëse i drejtohen farmacive ose njerëzve jokompententë për të marrë një pilulë aborti.”

Mjeku obstetër-gjinekolog ka dhe një sugjerim për ligjin aktual të planifikimit familjar.

Erlin Kurti: “Mendoj se me kalimin e kohës është një ligj i cili praktikisht mund të ketë vend për tu riparë sepse koha ndryshon, dimensionet janë të ndryshme dhe kërkesat e pacientëve janë të ndryshme. Mendoj se është një ligj që mund të ndryshohet për t’iu përshatur dhe prakikave të komunitetit ndërkomëbëtar ose Bashkimi Europian.”

Të dhënat UNFPA dhe organizatave treguan se në 3 lindje ndodh një abort tek moshat e reja. Ndërsa mjekët rekomandojnë adoleshentët që të mos marrin përsipër asnjë hap pa u konsultuar me mjekët specialiste pasi ka pasoja shëndetësore nga efektet anësore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close