314 mjekë specialistë gati për vitin e ardhshëm
21/04/2017 - 17:18 Nga: Florinda Merko

Në 2018 duket se do të marrë fund nevoja për mjekë specialist në vend pasi do të përfundojnë specializimet 314  mjekë të rinj të cilët do të punësohen në qendrat spitalore e kjo sipas ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu do të zbusë mungesën e krijuar si pasojë e largimit të mjekëve.

Manastirliu: Duke filluar nga viti i ardhshëm, do të kemi 314 specializantët e parë në disa shërbime ku nevojat janë akute, në të gjithë vendin. Duke filluar nga viti 2018, do të kemi 12 pediatër të rinj, 9 onkologë, 12 mjekë urgjence, 18 obsetër gjinekologë, 8 neurologë, 14 kirurgë të përgjithshëm, 18 kardiologë, 14 anestezistë, që do të zbusin boshllëkun e krijuar nga politika e vjetër.

Deklaratat Manastirliu i bëri në konferencën e 4 mjekësore që po mbahet në Tiranë ku e pranishme ishte edhe ministrja e arsimit Linidta Nikolla e cila njoftoi edhe çeljen e procedurave për akreditimin e fakultetit të mjekësisë.

Nikolla: Standardet me të cilat po punohet për cilësinë në Universitetin e Mjekësisë janë të njëjtat me standardet e hapësirës evropiane të sigurimit të cilësisë.

Konferenca kombëtare e shkencave mjekësore është organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë dhe do të zgjasë deri në datën 23 prill.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close