Jo vetëm në farmacitë e QSUT - 20 barna të kushtueshme, pacientët do t’i marrin në spitalet rajonale
01/02/2017 - 15:38 Nga: Manjola Hasa

Duke nisur nga ky muaj, 20 barna të kushtueshme për sëmundjet kronike, do të mund të tërhiqen në farmacitë e spitalit pranë vendbanimit të tyre. Ministri Beqaj bën me dije se në muajin mars pacientët që kanë nevojë për ekzaminime të kushtueshme mund të regjistrohen në listën e pritjes në qytetin ku jetojnë.

Duke filluar nga kjo e mërkurë, 20 barna të kushtueshme për pacientët që vujanë nga sëmundjet kronike, qytetarët do ti tërheqin në faramicitë e spitalit të tyre dhe nuk është e nevojshme të vijnë në farmacitë e QSTU, duke shpenzuar para dhe kohë për transportin.

 Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se pas këtij hapi në muaj mars pacientët që kanë nevojë për ekzaminime të kushtueshme nuk do të vijnë më në QSUT për t’u regjistruar në listën e pritjes, por mund ta bëjnë atë që nga zyrat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në qytetin ku ata jetojnë.

Beqaj: Brenda shkurtit do të fillojmë të prezantojmë edhe të zbatojmë, edhe referimin elektronik të pacientëve nga një hallkë në një hallkë tjetër të sistemit të referimit. Edhe kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe. Sidomos për të lehtësuar barrën burokratike dhe administrative ende të lartë që kanë pacientët shqiptarë.

Bluzat e bardha, autoritetet e shëndetësisë, ekspertët ndërkombëtarë dhe Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilluan një trajnim me fokus të drejtat e pacientëve dhe mbrojtjen e të dhënave sensitive të shëndetit.  

 /Oranews.tv

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Talat Xhaferi, kryeparlamentari i parë shqiptar në Maqedoni

Close