18-vjeçari shpik reçipetat që zbulojnë kancerin e gjirit
13/05/2017 - 13:43

 

Një djalë 18-vjeçar ka shpikur reçipeta që mund të zbulojnë shenjat e kancerit të gjirit.

Me shifrat më të fundit 1 në 8 gra vuajnë nga kanceri i gjirit vetëm në Britaninë e Madhe. Dhe për të gjitha gratë ky padyshim është një lajm shumë i mirë, pasi sa më heret të zbulohen shenjat e kancerit aq më të mëdha janë shanset për një shërim të plotë.

Julian Rios Cantu, një student nga Meksika dhe u frymëzua për të bërë shpikjen nga nëna e tij, e cila iu nënshtrua dy operacioneve për heqjen e kancerit të gjirit.

Cantu dhe tre shokët e tij krijuan  kompaninë ‘Higia Technologies’ dhe janë marrë me rritjen e cilësisë së jetës së grave duke realizuar me profesionalizëm metodën e vetë-zbulimit të hershëm dhe efektiv të kancerit.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close