Rajon - Zjarret në Maqedoni, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në dy komuna
06/08/2017 - 8:29

Qeveria e Maqedonisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në territorin e komunave të Makedonski Brod dhe Çashkë, ku prej  disa ditësh ka zjarre aktive.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski njëherësh edhe kryetar i komitetit udhëheqës për koordinim dhe menaxhim me kriza në një konference për gazetarët deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 10 ditë, shkruan Alasat M.

Ky vendim është shpallur në seancën e djeshme të qeverisë. Vendimi është marrë me qëllim që institucionet kompetente në mënyrë koordinuse dhe më efikase të menaxhojnë situatën sepse edhe ditëve të ardhshme priten temperatura të larta, e me këtë rritet edhe mundësia për zjarre.

Spasovski theksoi se kjo gjendje e jashtëzakonshme po shpallet jo sepse situata është jashtë kontrollit por sepse ka nevojë për aksion koordinues.

Me vendim të tillë përveç Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim do të kyqen edhe institucione tjera me qëllim të vënies së situatës nën kontroll.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close