Zgjedhjet, nuk do ta zvarrisin punën e Gjykatës Speciale
19/05/2017 - 14:45

Në muaji qershor supozohet të nis punën Gjykata Speciale me seli në Hagë. Mirëpo, pikërisht këtë muaj do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Pavarësisht që zgjedhjet do të mbahen në qershor, nuk do të këtë zvarritje të punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës .

Kështu ka deklaruar për Indeksonline Avis Benes, nga zyra e për informim e Dhomave të Specializuara.

“Sa u përket Dhomave të Specializuara të Kosovës, mund t’ju informojmë vetëm për hapat vijues që duhen ndërmarrë para se Dhomat e Specializuara do të mund të pranojnë parashtrime dhe të kryejnë procedura penale. Këto hapa janë në kryerje e sipër, pavarësisht nga çfarëdo zhvillimesh të jashtme” ka thënë Benes ka kjo zyrë.

Benes ka shtuar se pritët që nga fundi i muajit maj të dërgohet rregullorja në shqyrtim të Dhomës së Specializuara të Gjykatës Kushtetuese.

“Kryetare Trendafilova është në procesin e thirrjes së seancës së dytë plenare të gjykatësve për korrigjimin e Rregullores e cila më pas do t’i dërgohet për shqyrtim Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Pritet që ky hap të përfundojë nga fundi i majit e pas kësaj Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do të ketë 30 ditë afat për të shprehur mendimin” ka thënë në një përgjigje elektronike Avis Benes për Indeksonline.

Ajo me tutje ka bërë të ditur se janë 19 gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë dhe Kryetare Trendafilova është gjykatësja e njëzetë dhe e vetmja gjykatëse e përhershme. Duhet përmendur se nga 19 gjykatësit e Regjistrit, katër janë gjykatës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të cilët nuk do të caktohen në çështje penale.

 Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të vitit 2015-të, kanë votuar ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugën themelimit të Gjykatës Speciale për krime lufte.

Sa i përket personave që do të jenë të akuzuar në Gjykatën Speciale, askush me saktësi, përveç prokurorit nuk i di këto të dhëna.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close