Deklarata - Zaev: Për emrin e Maqedonisë do të vendos populli në referendum
13/06/2017 - 22:13

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas daljes nga Zyra e Prokurorisë  Speciale Publike, ku ai ishte i thirrur si dëshmitar dhe i dëmtuar për rastin “Target” për përgjimin e paligjshëm të mbi 5000 qytetarëve, tha se Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov sot ka shkuar në Athinë, por nuk do të diskutojë për emrin, transmeton TetovaSot.

“Qëllimi i vizitës është që të krijojë marrëdhënie më të mira midis fqinjëve, dhe të krijojë teren për takime më të shpeshta të nivelit të lartë”, tha Zaev.

Në lidhje me këtë çështje, Zaev tha se do të konsultohet edhe me opozitën, por në fund do të vendos populli me anë të një referndumi.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close