Zaev për dokumentin nga BDI: Pranojmë gjithçka kushtetuese
17/02/2017 - 15:44

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, konfirmoi se mbrëmë vonë nga BDI i kanë marrë dokumentet me propozime për zgjidhjen e ligjit për përdorim të gjuhëve. Ai shtoi se personalisht nuk e ka parë se çfarë përmban dokumenti, por një grup i përbërë nga Oliver Spasovski, Radmilla Sheqerinska dhe Renata Deskoska e shqyrtojnë materialin, njofton Portalb.

“Për ne është e pranueshme që gjithçka që është e pranuar në korniza të Kushtetutës dhe nevojave të qytetarëve të shqiptarëve ose cilësdo pakicë në tjetër. Propozimi të jetë i qëndrueshëm sipas Kushtetutës dhe t’i shprehë nevojat praktike të qytetarëve. Me këso korniza të gjera nuk mundemi që të sjellim vendim. Ashtu siç thash, propozimi ka arritur mbrëmë vonë dhe do ta shqyrtojmë”, tha Zaev.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
‘BOOM’: Fakte tronditëse për trajtimin financiar të punonjësve të Postës Elbasan

Close