“Washington Post”: Thaçi i kërkon Pence anëtarësim të Kosovës në NATO
02/08/2017 - 18:56

Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim  Thaçi i ka kërkuar zëvendëspresidentit amerikan, Michael Pence që të mbështes aspiratën e Kosovës për tu bërë anëtare e plotë e NATO-s.

 “Washtingon Post” shkruan se Thaçi i ka thënë Pence që do të vazhdojnë luftën e pakompromis kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, transmeton Zeri.info.

“Partneriteti me Amerikën është i pazëvendësueshëm për aspiratën tonë euroatlantike”, ka thënë Thaçi.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close