Zgjedhjet ne Kosove - VV i druhet një skenari maqedonas nga Hashim Thaçi
12/06/2017 - 13:16

E vetmja zgjidhje për Kosovën është një qeverisje e koalicionit mes Vetevendosjes dhe LDK-së thotë Besnik Bislimi, shefi i shtabit zgjedhor të VV në një intervistë telefonike për Ora News.

Besnik Bislimi: Qeverisje që nënkupton vetëm me LDK sepse Vetëvendosja nuk do të pranojë asnjë lloj qeverisje me PDK-në. Por kjo varet nga vullneti politik i Vetevendosjes, AKR dhe LDK, dhe nga kushtëzimet e mundshme që mund të dalin gjatë bisedimeve të tilla.

Momentalisht nuk janë bërë ftesa zyrtare por deklarime të eksponentëve të këtyre subjekteve dhe kemi Albin Kurti që thotë se ndryshimi i vetëm vjen vetëm me një koalicion të Vetëndendosjes dhe LDK-së. Vetëm me Albin Kurtin kryeministër”

Duke e akuzuar Thaçin si president që nuk ka qenë asnjëherë mbi palët, por shumë i përfshirë në procesin elektoral ‘me takime të fshehta dhe takime për të blerë vota” shefi i shtabit zgjedhor të Vetëvendosje flet për dy skenare të Thaçit, njëri prej tyre skenari i Maqedonisë.

“Nëse bisedimet nisin me LDK-në arrijnë në një pikë ..presidenti Thaçi ka dy opsione ose të reflektojë menjëherë  dhe ti japë mandatin koalicionit ose të ndjekë rrugën e Maqedonisë, ku përpiqet të bllokojë procesin duke dhënë mandatin një koalicioni që nuk ka mundësi të krijojë numrat. Nuk e përjashtoj mundësinë që PAN të bëjë pazare të tjera,sepse është strategji e tyre gjithnmonë.

Nëse Thaçi dëshiron ti japë kohë koalicionit të parë atëherë synimi i vetëm i koalicionit është që të ketë kohë për blerje deputetesh dhe tregti të tjera”

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close