Vulin: Shqipëria vetëm me luftë mund të bashkohet me Kosovën
18/04/2017 - 16:14

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandar Vulin ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama me deklaratat e tij po i bën shantazh BE-së dhe po provokon një luftë në Ballkan.

Rama deklaroi se në qoftë se BE-ja nuk i hap dyert për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor nuk përjashtohet mundësia e bashkimit të vendit të tij me Kosovën. Për këto deklarata Vulin ka thënë se nuk është hera e parë që kryeministri i Shqipërisë kërcënon paqen, transmeton lajmi.net.

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të bëhet me mjete paqësore dhe nuk mund të ndodhë pa luftë dhe pa ndonjë aksident të madh. Edi Rama do të përsërisë deklaratat e tilla dhe do t’i bëjë shantazh BE-së deri kur kjo e fundit do të reagoj se kjo sjellje është e papranueshme dhe të ndëshkohet”, ka thënë Vulin.

Ai ka shtuar se me deklarata të tilla Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE-së.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    me fjal te medha ,dhe pa asnje te drejte shprehet vulin ky nuk mund tia ven vulen asaj se cfar ndoll ky flet se cfar serbet kan ndermen keta din vetem padrejtesin por kur ta shohin se cfar ju sjell do ta kuptojne se kan dy rrug uralet ose te qendrojne ne vendin e para 1913 keto nuk jan ato qe qen fuqin ta faktojn padrejtesin drejtesi ne gjith kuptimin dhe ragimet por keta akoma skan par cmimin e padrejtesis te 100viteve ndaj shqiptaret qe padiskutim eshte cmim qe do paguhet heret a vone ,kan harru se cfar mendon apo ja ben dikujt ja ke bere vetes tende drejteperdrejte ,ky eshte cmimi qe do paguajn,ky menjanohet vetem me ndjes dhe te drejta duke metur miq secili me te drejtat e veta ne harmoni dhe paqe si gjith vendet e perparuara

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close