Deklarata - Vuçiç: Shqiptarët ta pranojnë Serbinë pa Kosovën
14/07/2017 - 20:35

“Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët? Ta pranojnë Serbinë pa Kosovë”. Kështu u shpreh Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për të komentuar deklaratat e liderëve shqiptarë se Prishtina po përgatitet për fazën e fundit të dialogut pranimin e ndërsjelltë.

“Pyetja ime është çfarë do të bëjnë ata? Ta pranojnë Serbinë pa Kosovën? Të na ofrojnë këtë kënaqësi të madhe? Mund të qeshem me këtë. Çfarë të përgjigjem tjetër”, deklaroi Vuçiç. 

Ai theksoi se “ekzistojnë gjëra”, të cilat shqiptarët e Kosovës “nuk mund t’i bëjnë” pa Serbinë, ndërsa Serbia e di “çfarë mund dhe çfarë nuk mundet”.

Vuçi, pas diskutimeve me presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, tha se është e qartë se i takon Serbisë që të përfundojë gjithë atë që mundet në kuadër të reformave, sundimit të ligjit, reformat kushtetuese, por sipas tij përfundimi i dialogut nuk varet vetëm nga Beogradi.

“Të gjitha këto mund t’i arrijmë, por na mbetet diçka që nuk varet nga ne, por edhe nga pala shqiptare në Kosovë”, ka porositur Vuçiç.

Ai ka përkujtuar se Serbia në bisedimet për anëtarësim me BE-në ka edhe kapitullin 35, i cili ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe të “rregullojë dhe gjenerojë” rrugën evropiane të Serbisë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjoba mbi 500 euro për turistët që ndotin qendrën

Close