Vizita - Vuçiç në Uashington, do diskutohet edhe rasti i vëllezërve Bytyçi
17/07/2017 - 9:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndodhet në Uashington për vizitën e parë zyrtare që kur  ka marrë detyrën e të parit të shtetit, në fund të muajit maj.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë bën të ditur se Vuçiç do të takojë nënpresidentin amerikan, Mike Pence, dhe zyrtarë të tjerë.

Në prag të vizitës së Vuçiç në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve atje ka miratuar një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Serbi.

Përveç Rusisë, në mesin e temave që do të diskutohen pritet të jetë edhe sulmi mbi ambasadën amerikane në Beograd, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe vrasja e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, shkruan Evropa e Lirë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close