Vuçiç jep arsyen pse personeli i ambasades serbe u tërhoq nga Shkupi
21/08/2017 - 16:43

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaron se personeli i ambasadës serbe në Shkup u tërhoq pasi  autoritetet kanë paraqitur dëshmi për një veprim ofensiv të inteligjencës kundër institucioneve të Serbisë, citon agjencia serbe Beta.

Vuçiç u tha gazetarëve në Bariç afër Beogradit, se për këtë vendim ekzistojnë disa arsye, por “organet përkatëse” e kanë përcaktuar këtë dhe i kanë paraqitur atij dhe qeverisë së Serbisë, dëshmi për veprim të tillë.

“Ne do të vazhdojmë të kemi raporte miqësore të Beogradit me Shkupin”  tha Vuçiç.

Ai nuk ka pranuar të japë detaje të tjera, por shtoi se  “për shtatë apo dhjetë ditë çdo gjë do t’i kthehet normatilitet”

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Kjo sfilatë “gjaku” do t’ju habisë

Close